Rivali numër 1 i Facebook në industrinë e reklamimit, Google, operon platformën e saj të imazheve GIF quajtur Tenor.
Kompanisë mëmë të rrjetit social Facebook, Meta, i është kërkuar nga autoritetet Britanike të shesë platformën e imazheve të animuara Giphy.
Sipas autoriteteve, blerja e Giphy nga Facebook cenon konkurrencën mes platformave të medias sociale.
Facebook tha se do të apelojë vendimin.
Rrjeti social bleu Giphy për 400 milionë dollarë në Maj të 2020-ës për të integruar platformën në rrjetin social Instagram.
Rivali numër 1 i Facebook në industrinë e reklamimit, Google, operon platformën e saj të imazheve GIF quajtur Tenor.
Autoritetet tremben idesë se rrjeti social mund që një ditë të privojë konkurrentët nga aksesimi i librarisë së Giphy. /CIO Albanian