Eksperimenti i Facebook është i disponueshëm vetëm për një numër të kufizuar përdoruesish ndërsa në javët në vijim pritet zgjerimi i tij.
Facebook është duke eksperimental me disa opsione të cilat ju japin përdoruesve më shumë kontroll mbi volumin e postimeve që shohin nga miqtë, grupet, faqet dhe tematika të ndryshme.
Nëse një postim shfaqet vazhdimisht ndërsa postimet e një grupi që preferoni nuk shfaqet fare, atëherë mund të balanconi përhapjen e tyre në kohështrirje.
Eksperimenti i Facebook është i disponueshëm vetëm për një numër të kufizuar përdoruesish ndërsa në javët në vijim pritet zgjerimi i tij.
Qasja algoritmike e Facebook ndaj postimeve është kritikuar vazhdimisht për promovimin e angazhimin në dëm të sjelljeve të shëndetshme të përdorimit të medias sociale.
Kompania, gjithashtu, po përballet me mbase krizën e saj më të madhe të imazhit publik që nga themelimi, pasi dokumentet e publikuara nga sinjalizuesja Frances Haugen kanë treguar se udhëheqja e kompanisë ka qenë në dijeni për dëmet që shkaktojnë produktet e saj dhe ka bërë fare pak apo nuk ka bërë asgjë për t’i zbutur ato. /PCWorld