Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Ezani që rrënqethë edhe historinë (Video)

Ezani që rrënqethë edhe historinë (Video)

Një video ku shihet një djalë i ri duke thirrur ezanin në pallatin e Alhambra në Grenada të Spanjës është shpërndarë gjerësisht në internet, dhe ka emocionuar ata që e njohin sadopak historinë.

Ezani u thirr nga Mouaz Al-Nass i cili është me origjinë siriane. Ai i tha IlmFeed-it se ndiente se muret kishin humbur pa e dëgjuar ezanin.

Muslimanët erdhën në Spanjë në vitin 711 dhe sunduan për gati 800 vjet. Pallati i Alhambrës ishte ndërtuar nga Sundimtarët Musliman të Granadës.

Në vitin 1492, Granada hyri nën sundimin e krishterë dhe muslimanët u detyruan të ktheheshin në krishterim ose rrezikonin të përballeshin me tortura. Shumë njerëz u konvertuan sa për sy e faqe dhe praktikuan Islamin fshehurazi.

Deri në vitin 1501, asnjë musliman nuk mbeti zyrtarisht në Granada. /MESAZHI/

Exit mobile version