Rreth 45 000 kërkesa për azil u paraqitën në Bashkimin Evropian, Norvegji dhe Zvicër deri në korrik, numri më i lartë që nga shpërthimi i krizës së koronavirusit.
Shifrat paraprake u njoftuan të enjten nga Zyra Evropiane për Mbështetjen e Azilit (EASO) të enjten.
Në qershor, rreth 40 600 persona aplikuan për status mbrojtjeje.
Agjencia me bazë në Maltë llogariti që aplikimet u rritën në veçanti nga Afganistani.
Një muaj para rënies së vendit nën talebanët radikal islamikë dhe javët dramatike të evakuimeve, ato ishin rreth 7 300, ndërsa në qershor, 6 000 afganë aplikuan për azil në BE, Norvegji dhe Zvicër.
”Shumica e aplikacioneve vazhdojnë të vijnë nga Siria (rreth 8 500)”, sipas EASO.
Që nga dhjetori 2020, megjithatë, hendeku në mbërritjet që vijnë nga Siria dhe Afganistani është ngushtuar me shpejtësi.
Nga rreth 45 000 azilkërkues, 2 200 ishin të mitur të pashoqëruar. Aplikimet nga të miturit e pashoqëruar nuk janë regjistruar në numra të tillë që nga nëntori 2016.
Ndërsa numri i aplikacioneve u rrit në shumë vende, më pak aplikime u raportuan nga disa vende të Afrikës Veriore dhe Perëndimore, përfshirë Malin, që regjistroi një rënie të madhe në korrik me rreth 570 aplikime krahasuar me rreth 1 000 në qershor. /atsh