Rusia mund të ndërpresë plotësisht gazin për Evropën pasi kërkon të forcojë ndikimin e saj politik në mes të krizës në Ukrainë, tha kreu i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë, duke shtuar se Evropa duhet të përgatitet tani.
“Duke marrë parasysh këtë sjellje të fundit, nuk do të përjashtoja mundësinë që Rusia të vazhdojë të gjejë çështje të ndryshme aty-këtu dhe të vazhdojë të gjejë justifikime për të reduktuar më tej dërgesat e gazit në Evropë dhe ndoshta edhe ta ndërpresë atë plotësisht,” tha drejtori ekzekutiv i IEA-s, Fatih Birol, sipas Reuters.
“Kjo është arsyeja pse Evropa ka nevojë për plane emergjente”, shtoi ai. /abcnews