Edhe pse Bashkimi Evropian pranon se PKK është organizatë terroriste, ajo i ka mundësuar organizatës aktivitete të lira propagandistike dhe financiare në kontinent. Burimet e shërbimit informativ turk bëjnë të ditur se PKK ka mbledhur nga Evropa 30 milionë euro në vit, krahas të ardhurave që i siguron nga krimi i organizuar, raporton Anadolu Agency (AA).
PKK ka filluar të organizohet në Evropë në fillim të viteve të 90-ta në saj të mbështetjes politike që i është ofruar. Këshilli Evropian në maj të vitit 2002 e shtoi PKK-në në listën e organizatës terroriste me shprehjen se “ajo njihet edhe si KONGRAGEL dhe KADEK”, ndërkohë që TAK-un, e cila merr përsipër aktivitetet të cilave PKK nuk i merr, në vitin 2006 e futi në një kategori të veçantë.
Edhe krahas kësaj, PKK ka një hapësirë të gjerë veprimi në shtetet anëtare të BE-së.
Prej një kohe të gjatë Turqia ka paralajmëruar qeveritë relevante se organizata në Evropë i financon aktivitetet e saj përmes trafikimit me lëndë narkotike dhe njerëz, mbledhjes së parave me force, dhe larjes së parave dhe transferimit të tyre.
Drejtoria e Përgjithshme për të Drejta Ndërkombëtare dhe Marrëdhënie të Jashtme pranë Ministrisë së Drejtësisë së Turqisë (UHDIGM) në fillm të muajit kishte bërë me dije se në periudhën 2006-2016 Turqia ka kërkuar ekstradimin e 136 militantëve të PKK-së vetëm nga Gjermania dhe se prej këtyre janë pranuar vetëm tre.
Krahas Gjermanisë, siç kishte deklaruar UHDIGM, mes viteve 2007 dhe 2016 është kërkuar ekstradimi i 263 terroristëve nga 20 shtete të BE-së, ndërsa miratim ka ardhur vetëm për tetë prej tyre.
Nga ana tjetër, qeveritë e BE-së, PKK-së, e cila arrin që nga shtetet e tyre të sigurojë punëtore madje edhe për kuadrin e maleve, i bëjnë trajtimin e një organizate të shoqërisë civile.
Maskë ligjore për terrorin
Sipas të dhënave që AA i ka siguruar nga burime të hapura, në mënyrë që të mund t’u japë pamje ligjore strukturave të saj në Evropë, PKK zhvillon aktivitete me emrat “qendrat shoqërore demokratike kurde”, ose “kuvendet popullore”.
Këto organizata veprojnë nën “Kongresin Evropian të Bashkësive Demokratike Kurde” (KCD-E), e cila i mbledh nën një çati të gjitha fondacionet, shoqatat, unionet dhe organizimet e tjera të organizatës në Evropë.
Në krye të KCD-E-së me qendër në qytetin Charleroi të Belgjikës janë Yüksel Koç dhe Şemse Güllü me titullin “bashkëkryetarë”.
Aktivitetet propagandistike të PKK-së në Evropë i udhëheq “Kongresi Kombëtar i Kurdistanit” (KNK). KNK mblidhet çdo vitë në kryeqytetin e Belgjikës, Bruksel. Mbledhjen e 16-të ajo e ka organizuar më 2 tetor të këtij viti, ndërsa në komunikatën e saj thuhej se janë hedhur hapa të rëndësishëm për strukturimin federal në Siri dhe ishte bërë thirrje për “të punuar në drejtim të pavarësisë kundër qeverive të Turqisë dhe Iranit”.
Në krye të KNK-së gjenden militantët me emrat Nilüfer Koç, Rebuvar Reşid dhe Adem Uzun.
Shtetet dhe partitë politike përkrahëse
Partitë e majta në Evropë një pjesë e të cilave janë partnerë qeverisës e një pjesë në opozitë, janë adresat me mbështetje të intensifikuar ndaj PKK-së. Partitë në fjalë janë:
“Partia e Majtë dhe Partia e Gjelbër në Gjermani, Partia e Majtë në Suedi, Partia e Gjelbër në Austris, Partia Komuniste në Francë, Partia e Kuqe në Norvegji, Partia Laburiste në Britani, Partia Laburiste në Belgjikë, Partia Podemos në Spanjë, Partia Rusia e Drejtë në Rusi, Patitë Syriza dhe Anel në Greqi, Partia e Majtë e Ekologjisë dhe Lirisë në Itali.”
Protestat e PKK-së në Evropë
Kohëve të fundit PKK terrorizoi Evropën duke u arsyetuar me burgosjen në fillim të këtij muaji të deputetëve të HDP-së në të cilët refuzuan të paraqiteshin në gjykatë. Disa përfaqësues të Turqisë, shoqata dhe organizata turke dhe qytetarë ngelën shënjestër e protestave të dhunshme.
Organizatat e PKK-së në Evropë ende përpiqen të krijojnë agjendë mbi propagandën e errët për lirimin e kreut të PKK-së Abdullah Öcalan, për largimin e organizatës nga lista e BE-së e organizatave terroriste, për sigurimin e mbështetjes politike, ushtarake dhe logjistike të për PYD-në, mosndërprerjen e transmetimeve të kanaleve televizive të organizatës, për drejtësi për deputetët e HDP-së dhe në lidhje me operacionet në kuadër të luftës kundër terrorizmit.
Edhe dora e zgjatur në Siri është strukturuar në Evropë
Aktivitetet e dorës së zgjatur të PKK-së në Siri, PYD-së, në Evropë, i udhëheqin Abdülselam Mustafa, Hasan Muhammed Ali me emrin e koduar Zuhat Kobani dhe Sinem Muhammed.
Me ndihmën e këtyre militantëve, PYD vitin e kaluar hapi një sërë përfaqësish në Evropë me emrin “Përfaqësia e Rojava-s”. Pas përfaqësive në qytete evropiane si Stokholmi, Parisi, Berlini, Haga dhe Praga, PYD po vazhdon punimet edhe për Washington dhe Kopenhagë.
Nga aktivitetet mediatike e deri në kampe
Për sigurimin e anëtarëve të saj në Evropë, organizata në masë të madhe përfiton nga organet “mediatike”. Fahri Ferda Çetin, i cili duket të jetë në krye të kësaj pune, njofton për aktivitete siç janë festivalet dhe protestat, për propagandë. Po ashtu ka përpjekje që të rinjtë që marrin pjesë në atkivitetet e tyre ose janë anëtarë të shoqatave të PKK-së, të shndërrohen në anëtarë aktivë të organizatës.
Pas kësaj faze, të rinjtë që kalojnë përmes një trajnimi ideologjik në kampet që duken paqësore në shtete si Holanda, Franca, Zvicra, Austria dhe Italia, më pas dërgohen në trajnim të armatosur në kampet në veri të Irakut.
Burimi financiar
Sipas të dhënave që AA i ka siguruar nga burimet turke të sigurisë, PKK i zhvillon aktivitetet e saj financiare në Gjermani, Francë, Zvicër, Austri, Holandë, Belgjikë, Suedi, Norvegji dhe Danimarkë.
Organizata më e spikatur në sigurimin e burimeve financiare për organizatën është e ashtuquajtura “Hëna e Kuqe Kurde” (HSK), e cila ka zyra në këto shtete.
Organizatat e PKK-së në Evropë, mbledhin afërsisht 30 milionë euro në vit nën emrin “donacion”. Nga ana tjetër, dihet se personat të cilët nuk japin “donacion” kërcënohen, sulmohen ose u diskreditohen bizneset.
Shifra e tubuar e PKK-së vetëm përmes të ardhurave nga aktivitetet ilegale arrin shumë mbi 30 milionë euro. Një pjesë e shumës së tubuar transferohet për shoqatat dhe organet mediatike në Evropë, një pjesë në Kandil, ndërsa pjesa tjetër për logjistikën dhe mjetet ushtarake të organizatës.