Ballina Sport Futboll Evertoni prezanton Lindstromin

Evertoni prezanton Lindstromin

Ekipi nga Premier League, Everton ka prezantuar të premten mesfushorin Jepser Lindrsom, të cilin e ka huazuar nga Napoli.

Lindstrom është huazuar për një vit tek Evertoni për 2.5 milionë euro, ndërsa ekipi anglez në fund të sezonit 2024/25 ka opsionin e blerjes së tij për 22 milionë euro.

Danezi 24-vjeçar iu bashkua Napolit verën e shkuar nga Eintracht Frankfurti për 30 milionë euro, por nuk pati shumë hapësirë tek ekipi italian.

Ai regjistroi 29 paraqitje në të gjitha garat apo në total 587 minuta lojë me fanellën e Napolit.

Lindstrom ka kontratë me skuadrën e Napolit deri në verën e vitit 2029.

Exit mobile version