Evertoni kompleton transferimin e Theo Walcottit

Evertoni e ka kompletuar transferimin e Theo Walcottit nga Arsenali.

28-vjeçari ka kaluar te Toffees për 20 milionë funte (22.6 milionë euro) dhe ka nënshkruar kontratë prej tre vjet e gjysmë me klubin e ri.

Te Evertoni, anësori anglez do ta bartë fanellën me numrin 11.

Walcott ka qëndruar të martën në Goodison Park për t’iu nënshtruar ekzaminimeve mjekësore, ndërsa ndikim më të madh për transferimin e tij ka pasur trajneri Sam Allardyce.

Për të ishte interesuar edhe klubi i fëmijërisë, Southampton, mirëpo lojtari vendosi të mos kthehej atje ku qëndroi nga viti 2000 deri në vitin 2006.

Pikërisht te Southamptoni, Theo e nisi karrierën profesionale, ku luajti në ligën Championship dhe regjistroi 23 paraqitje.

Në vitin 2016, atë e transferoi Arsene Wenger te Topçinjtë, ku ka luajtur deri më tani.

Në 12 vitet e tij te Arsenali, Walcott ka regjistruar 397 paraqitje dhe ka shënuar mbi 100 gola.