Skuadra e Evertonit pritet të bëjë një goditje të madhe në këtë afat kalimtar.
Evertoni mund të mbetet pa sulmuesin kryesor të saj, Romelu Lukaku, i cili po kërkohet nga Manchester United dhe Chelsea.
Por, skuadra nga Goodison Park nuk do ta ndjej shumë mungesën e belgut, në rast se largohet, pasi është afër që të transferoj dy super sulmues.
Tabloidi britanik The Sun, shkruan se drejtuesit e Evertonit janë të vendosur që të transferojnë Wayne Rooneyn dhe Olivier Giroud.
Evertoni duhet t’i paguaj Arsenalit rreth 20 milionë euro për Giroud, kurse Rooneyn do ta transferoj si lojtarë të lirë nga Manchester United.
Por, Evertoni duhet t’i paguaj Rooneyt rrogën të cilën e ka aktualisht te Manchester United – 250 mijë funte në javë (285 mijë euro) ose rreth 14 milionë euro në sezon.