Ballina Arritje Teknologji Evernote “shkatërron” planin pa pagesë me kufizimet e fundit

Evernote “shkatërron” planin pa pagesë me kufizimet e fundit

Duke filluar prej datës 4 Dhjetor, aplikacioni i shënimeve do të kufizojë përdoruesit aktual dhe të rinj në vetëm 50 shënime dhe vetëm 1 ditar në planin pa pagesë.

Evernote konfirmoi se shërbimi do të kufizojë akoma më tutje planin pa pagesë të cilin kompania nisi ta testonte me disa përdorues në fillim të javës.

Duke filluar prej datës 4 Dhjetor, aplikacioni i shënimeve do të kufizojë përdoruesit aktual dhe të rinj në vetëm 50 shënime dhe vetëm 1 ditar në planin pa pagesë.

Përdoruesit që kapërcejnë këto limitet mundet që ende të shohin, ndryshojnë, fshijnë dhe eksportojnë shënimet e tyre por do tu duhet një plan me pagesë që të krijojnë shënime të reja.

Kompania thotë se shumica e llogarive pa pagesë janë brenda këtyre limiteve” Kur menduan të vendosim limitet e reja, kemi konsideruar se shumica e përdoruesve tonë në planin Free janë brenda kufijve të 50 shënimeve dhe një ditari,” shkruante kompania.

Planet me pagesë të Evernote fillojnë nga 15 euro për Personal me 10GB hapësirë ngarkimi në muaj dhe 20 euro për planin Professional me 20GB hapësirë.

Çmimi vjetor i tyre varion prej 130 dollarë për Personal deri në 170 dollarë për Professional. Alternativat më të mira me plane pa pagesë ofrohen nga Notion, Microsoft OneNote, Google Keep, Bear, Obisidian dhe SimpleNote.

Exit mobile version