Çdo i teti fëmijë në Maqedoni është nga marrëdhënie jashtëmartesore, apo rreth 12 për qind të numrit të përgjithshëm të fëmijeve të lindur të gjallë në Maqedoni në vitin 2016 kanë lindur jashtë marrëdhënieve martesore, tregojnë të dhënat e Eurostatit, kurse në BE ky numër shkon në 43 për qind, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas Entit për Statistika në Bashkimin Evropian, Eurostat, në vendet e rajonit, këto shifra shkojnë në 58,6 për qind në Bullgari, 41,6 për qind në Kosovë, 26 për qind në Serbi, 19 për qind në Kroaci dhe 9,4 për qind në Greqi.
Mesatarja në nivel të BE-së është rreth 15 për qind mbi vlerën në vitin 2000, prej kur vazhdimisht shënon rritje prej rreth 1 për qind në vit. Kjo tregon për ndryshime të vlerave familjare, apo rritje të numrit të çifteve jashtmartesore dhe prindërve të pavarur.
Në tetë shtete anëtare të BE-së në vitin 2016, sipas Eurostat, ka më shumë fëmijë të lindur në lidhje jashtëmartesore. Në Francë janë regjistruar 60 për qind raste të tilla, në Bullgari dhe Slloveni 59 për qind, Estoni 56 për qind, Suedi 55 për qind, Danimarkë 54 për qind, Portugali 53 për qind dhe Holandë 50 për qind.
Në periudhën 2015-2016, numri i fëmijëve të lindur nga marrëdhëniet jashtëmartesore shënoi rritje thujase në çdo vend anëtare e BE-së, me përjashtim të Estonsë, Italisë, Lituanisë, Letonisë, Hungarisë dhe Britanisë. Në Zvicër dhe Lihtenshtajn, përqindja e fëmijëve të lindur nga marrëdhëniet jashtëmartesore në vitin 2016 ishte nën 25 për qind, krahasuar me Norvegjinë me 56 për qind dhe Islandën me 70 për qind, tregojnë të dhënat e Eurostatit.