Policia e Bashkimit Evropian (Europol) njoftoi se 212 persona janë privuar nga liria në aksionet e drejtuara kundër grupeve kriminale në Evropë dhe në Ballkan, të organizuara nga 8 deri më 12 nëntor, transmeton Anadolu Agency (AA).
Europol përmes një deklarate theksoi se më shumë se 14.000 pjesëtarë të forcave të sigurisë nga 29 vende kanë marrë pjesë në operacione. Gjatë aksioneve në rrugë dhe aeroporte janë kontrolluar 91.856 automjete, si dhe janë bastisur 147.668 persona.
Janë ndaluar 212 persona që kanë marrë pjesë në aktivitete të paligjshme, përfshirë trafikimin e qenieve njerëzore, pastrimin e parave dhe falsifikimin e dokumenteve.
Operacioni zbuloi 650 viktima të trafikimit të qenieve njerëzore, duke përfshirë 57 të mitur, ndërsa janë nisur 327 hetime të reja.
Europol që nga viti 2012 zhvillon operacionin “Empact” që ka të bëjë me kontrabandën ndërkufitare, vjedhjet dhe anëtarët e grupeve të krimit të organizuar. /aa