Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Eurodeputeti italian: Ajo që po ndodh në Ga’za është gje’noc’id që po...

Eurodeputeti italian: Ajo që po ndodh në Ga’za është gje’noc’id që po ndiqet live ‘full HD’

Eurodeputeti italian Danilo Della Valle, i cili doli në foltoren e Asamblesë së Përgjithshme të Parlamentit Evropian (PE) i veshur me një bluzë me një kod QR që të drejton një faqe interneti që përmban informacione rreth palestinezëve të vrarë nga Izraeli në gjenocidin në Gaza, tha se “Fatkeqësisht ajo që po ndodh në Gaza është gjenocid që ne po e shohim në vitin 2024 live ‘full HD'”, raporton Anadolu.

Della Valle, një nga deputetët e rinj që hyri në PE pas zgjedhjeve në qershor, doli në foltore në një seancë të mbajtur në Asamblenë e Përgjithshme të PE-së i veshur me një bluzë me një kod QR të printuar në të që drejton një faqe interneti që përmban informacione lidhur me shifrën, emrat dhe moshat e palestinezëve që u vranë në gjenocidin e Izraelit në Gaza.

Pas fjalës së tij, një deputet i PE-së u ankua te kryesuesi i seancës me arsyetimin se ky ishte një veprim kundër rregullave dhe Della Valle mori një paralajmërim. Italiani Della Valle, anëtar i grupit të majtë, bëri një vlerësim për gazetarin e AA-së lidhur me veprimin e tij, gjenocidin e kryer nga Izraeli në Gaza dhe qëndrimin e Bashkimit Evropian (BE) për këtë çështje.

Lidhur me protestën e tij me bluzën, Della Valle tha se “Ishte shansi ynë i fundit për t’i treguar PE-së mendimin tonë për Palestinën”. Duke kujtuar se PE-ja nuk ka votuar ende për një vendim për Palestinën, Della Valle tha:

“Ideja erdhi nga ekipi im. Ne po mendonim që unë të dilja me një bluzë. Pamë që ‘Visualizingpalestine’ po bënte një punë të shkëlqyer dhe donim ta përdornim. Kur fillova të flisja, askush nuk ishte në dijeni. Pastaj një deputet e skanoi dhe e kuptoi. Në fakt, nuk na lejohet të veshim gjëra të tilla. Kjo ishte si një protestë për të treguar se sa e rëndësishme është të flitet për Palestinën në PE dhe për të treguar hipokrizinë e BE-së”.

– “E gjithë bota e kuptoi hipokrizinë dhe standardet tona të dyfishta”

“Për fat të keq, ajo që po ndodh në Gaza është gjenocid që ne po e shohim në vitin 2024 live në ‘full HD’. Më vjen shumë keq. Është një çështje e rëndësishme për grupin tonë. Është shumë e çuditshme për ne të shikojmë një gjenocid në vitin 2024. Kjo tregon hipokrizinë e BE-së dhe se sa larg është ajo nga vlerat e saj. Mendoj se tani të gjitha pjesët e botës e kuptojnë hipokrizinë dhe standardet tona të dyfishta. Qasja e BE-së është e gabuar plotësisht”, tha Della Valle.

Ai theksoi se BE-ja duhet të dënojë sulmet e Izraelit si në Palestinë ashtu edhe në Liban ndërsa foli edhe për situatën në Ukrainë. “Në Ukrainë ka luftë që filloi me sulmin e Rusisë, por që mbështetja e Perëndimit ishte ajo që e vazhdoi atë. Këtë luftë në Ukrainë e vazhduam ne, sepse ne vazhdojmë t’u dërgojmë atyre armë. Edhe kjo qasje është plotësisht gabim”, shtoi Della Valle.

Duke iu referuar negociatave të zhvilluara në Istanbul në mars 2022 midis Rusisë dhe Ukrainës me iniciativën e Türkiyes, Della Valle tha se “Ndoshta Evropa duhet të përpiqet të fillojë një rrugë tjetër diplomatike për të arritur paqen, sepse nëse vazhdojmë në këtë mënyrë rruga që ndjekim mund të çojë në luftën e tretë botërore”.

Eurodeputeti italian potencoi se hapi i parë që duhet ndërmarrë për të ndaluar Izraelin është ndalimi i të gjitha marrëveshjeve të partneritetit, ndalimi i shitjes së armëve si dhe sanksionet.

Exit mobile version