Kampionati Evropian ‘Gjermani 2024’ vazhdon sot me dy ndeshjet e fundit të çerekfinaleve.
EURO 2024 ka hyrë në fazën më interesante, andaj çdo sfidë pritet sjellë emocione dhe duele dramatike.
Angli-Zvicër është dueli i parë që luhet sot prej orës 18:00, ndeshje kjo që zhvillohet në kuadër të çerekfinales së këtij eventi të madh në futbollin evropian.
Dueli mes ‘Tre Luanëve’ dhe zviceranëve pritet të prodhojë një ndeshje tejet interesante. Zvicra me kapitenin Granit Xhaka pasi eliminoi Italinë, synon të ‘rrezojë’ edhe Anglinë, mision ky aspak i lehtë për skuadrën helvete pasi që ‘Tre Luanët’ nuk dorëzohen lehtë pavarësisht formës jo të mirë që po tregojnë anglezët në këtë Evropian.
Holandë-Turqi, është sfida e fundit e fazës së çerekfinaleve, ndeshje kjo që starton në orën 21:00.
Padyshim se edhe ky ballafaqim pritet të dhurojë një ndeshje joshëse pasi që të dy skuadrat synojnë të prekin gjysmëfinalet e EURO 2024.