Shefja e Misionit të EULEX, Alexandra Papadopoulou ka pasur një takim njohës me kryekuvendarin Kadri Veseli.
Ajo e vlerësoi bashkëpunimin e mirë që e kishte pasur misioni i BE-së për sundim të ligjit me Veselin dhe e falënderoi atë për përkrahjen e tij në veçanti lidhur me vazhdimin e mandatit të këtij misioni.
Ajo e përsëriti se institucionet e Kosovës duhet të inkurajohen që ta shfrytëzojnë ndihmën e vazhdueshme të ofruar nga EULEX-i për autoritetet gjyqësore dhe agjencitë për zbatimin e ligjit të Kosovës.
“EULEX-i është i gatshëm që ta ndihmojë dhe mbështesë Kosovën në ballafaqimin e mëtejmë të sfidave ekzistuese në kuadër të sundimit të ligjit përgjatë rrugëtimit të Kosovës drejt integrimit evropian, veçanërisht sa i takon ndërtimit të një gjyqësori shumë-etnik dhe të pavarur” tha Papadopoulou.