EULEX në aksion, bastisen zyrat e OVL-UÇK

Policë të armatosur të EULEX janë parë teksa kanë hyrë në zyrat e Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtrare të Kosovës, ku raportohet për arrestime të reja.

Kujtojmë se gjatë ditës së djeshme ka ndodhur edhe arrestimi i parë nga Gjykata Speciale.

Salih Mustafa është i arrestuari i parë i Speciales nën pretendimin se i njëjti ka kryer krime lufte.

Aktakuza kundër Mustafës ka të bëj me veprat kriminale që ndërlidhen me ndalim arbitrar, trajtim mizor, torturë dhe vrasje të paligjshme.

Këto vepra, sipas aktakuzës së prokurorisë së Specializuar të Hagës, janë konsumuar gjatë muajit prill të vitit 1999.