Ballina Lajmet Kosovë EULEX mirëpret njësinë policore të specializuar të 5-të për sigurinë gjatë zgjedhjeve...

EULEX mirëpret njësinë policore të specializuar të 5-të për sigurinë gjatë zgjedhjeve në Kosovë

Shefi i misionit të EULEX-it, Giovanni Pietro Barbano u ka shprehur mirëseardhje Njësisë Policore të Specializuar të 5-të (NJPS).

Sipas njoftimit për media këta policë, që vijnë nga forcat e EUROGENDFOR-it të siguruara nga Xhandarmëria Kombëtare e Francës, Karabinierët e Italisë, Shërbimi i Sigurisë Publike i Lituanisë dhe Garda Kombëtare Republikane e Portugalisë, do të punojnë me Njësinë Policore të Specializuar (NJPS) të siguruar nga Policia e Polonisë për ta përmbushur mandatin e Misionit për ta mbështetur stabilitetin në mbarë Kosovën dhe për garantimin e sigurisë për të gjitha komunitetet gjatë zgjedhjeve të ardhshme të përgjithshme”, thuhet në njoftim.

“EULEX-i vepron si reaguesi i dytë i sigurisë në Kosovë në kuadër të mekanizmit me tre nivele të reaguesve të sigurisë, ku Policia e Kosovës është reaguesi i parë i sigurisë, EULEX-i është i dyti dhe misioni KFOR i udhëhequr nga NATO është i treti”, thuhet tutje në njoftimin e EULEX-it.

Exit mobile version