Misioni evropian në Kosovë, EULEX e mbështetë fushatën 16-ditore të aktiviteteve kundër dhunës së bazuar në gjini, e cila fillon që nga sot, më 25 nëntor, në Ditën Ndërkombëtare të Eliminimit të Dhunës kundër Grave, dhe vazhdon deri më 10 dhjetor, Ditën e të Drejtave të Njeriut.
Me rastin e kësaj dite shefja e EULEX-it Alexandra Papadopoulou, konfirmoi përkushtimin e këtij misioni për avancimin dhe fuqizimin e aspekteve gjinore në të gjitha aktivitetet e veta, si brenda misionit ashtu edhe në angazhimet e tij me institucionet e Kosovës.
Me qëllim të fuqizimit të mëtejmë të aftësive të institucioneve të Kosovës për hetimin forenzik të dhunës seksuale dhe të bazuar në gjini, në fillim të dhjetorit, EULEX-i do të organizojë një punëtori për Policinë e Kosovës për prokurorët publikë në lidhje me përdorimin efektiv të teknikave hetimore forenzike gjatë shqyrtimit të rasteve të krimeve seksuale, ku përfshihen edhe dhunimet.
Papadopoulou konstatoi se në Kosovë një numër tejet i madh i grave ende përjetojnë dhunë fizike, seksuale apo psikologjike.
“Dhuna e bazuar në gjini është shkelje e të drejtave të njeriut. Ajo ua mohon grave të drejtat themelore, dhe paraqet pengesë të madhe ndaj barazisë mes grave dhe burrave,” theksoi Papadopoulou