Prokurori i EULEX-it, Danilo Ceccarelli, ka kërkuar vazhdimin e paraburgimit për dy muaj për Azem Sylën, Ilaz Sylën dhe Ljubisa Vujovicin, derisa rikthimin e masës së tillë, prokurori e ka kërkuar edhe për Nuhi Ukën, e për herë të parë edhe për Ramadan Ukën.
Ish-kryetarit të Gjykatës Komunale, Nuhi Uka, iu ishte ndërprerë paraburgimi më 25 gusht, duke u vendosur masa e paraqitjes në polici, ndalesa për t’u ofruar të bashkëpandehurve dhe dëshmitarëve, si dhe iu ishte konfiskuar pasaporta.
“Cenimi dhe frikësimi i dëshmitarëve janë shenjë dalluese e vërtetë e Nuhi Ukës”, shkruhet ndër të tjera në kërkesën e prokurorit.
Azem Syla dhe grupi i tij, akuzohen se si grup kriminal i organizuar, kanë përfituar miliona euro nga shitblerjet e paligjshme të tokave