Etrit Berisha shtrihet në spital shkaku i COVID-19

Portieri shqiptar Etrit Berisha, është shtrirë në spital pas infektimit me COVID-19.

Lajmin e ka konfirmuar gjiganti italian, SPAL përmes një komunikate në Twitter, transmeton lajmi.net.

Në njoftim thuhej se Berisha është shtrirë në spitalin Cona, për t’i kryer kontrollet klinike.

“SPAL njofton se pas infektimit me COVID-19, në orët e kaluara portieri bardhëblu Etrit Berisha u shtrua në departamentin e specializuar Covid-19 të Spitalit Cona për të kryer kontrolle klinike”, shkruhej në komunikatë./