Etiopia ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme mbarëkombëtare, që hyn në fuqi menjëherë, raporton Anadolu Agency (AA).
Vendimi vjen pas një takimi të jashtëzakonshëm të këshillit të ministrave mes përshkallëzimit të përleshjeve me rebelët e Frontit Popullor Çlirimtar Tigray (TPLF) dhe Ushtrinë Çlirimtare Oromo-Shene (OLA-Shene).
Gjatë dy javëve të fundit, luftëtarët e TPLF-së kanë marrë nën kontroll territore të reja dhe qytete strategjike në rajonet Amhara dhe Afar.
Megjithatë, dëshmitarët okularë që erdhën në zona të sigurta nga zonat e luftës, për AA thanë se luftimet intensive vazhduan të tërbohen.
Dita e nesërme do të shënojë një vit që kur forcat e TPLF-së sulmuan bazat e ushtrisë të stacionuara në të gjithë rajonin verior Tigray, me çka shkaktuan konflikt të armatosur.
Më 29 qershor, qeveria etiopiane shpalli një armëpushim të njëanshëm dhe tërhoqi trupat e saj nga rajoni Tigray, pas së cilës forcat rebele u zgjeruan në rajonet fqinje në Amhara dhe Afar.
Parlamenti i Etiopisë pritet të miratojë masat e gjendjes së jashtëzakonshme brenda 48 orëve.
Ndërkohë, autoritetet kanë lëshuar një njoftim ku u bëjnë thirrje qytetarëve që të regjistrojnë armët që posedojnë. /aa