Kryeministri etiopian Abiy Ahmed Ali është betuar për një mandat tjetër pesëvjeçar, raporton Anadolu Agency (AA).
Fituesi i Çmimit Nobel bëri betimin gjatë seancës së përbashkët të Dhomës së Përfaqësuesve të Popullit dhe Dhomës së Federatës të mbajtur sot.
Partia e Prosperitetit e Abiy-it shënoi fitore bindëse në zgjedhjet parlamentare dhe këshillat rajonalë më 21 qershor.
Kryeministri tha se qeveria e tij e re do të përfshijë figura të opozitës.
Të dielën, partia opozitare Qytetarët Etiopianë për Drejtësi Sociale tha se ata pranuan ofertën e qeverisë etiopiane për të punuar së bashku. /aa