Etika në vendin e punës

Vendi i punës është një nga vendet më të rëndësishme në jetën tonë. Ne shpenzojmë pothuajse 1/3 për gjysmën e jetës sonë në vendin e punës. Duke pasur parasysh këtë fakt, respektimi i parimeve etike e bën këtë vend më të bukur, më harmonik dhe të favorshëm për rritjen personale dhe rritjen e organizatës.

Duke qenë se ne shpenzojmë një sasi të madhe kohe në ambientin e punës, atmosfera është e rëndësishme pasi ka një ndikim të drejtpërdrejtë në shëndetin tonë.Çdo vend pune pa parimet bazë të etikës jo vetëm që nuk mund të jetë në harmoni por ka dhe mungesë në produktivitet. Kjo nuk është e dëmshme vetëm për vendin e punës por dhe për vetë organizatën, pasi zvogëlon efikasitetin e saj. Ndaj, vendosja e parimeve të rëndësishme etike mund të rrisë produktivitetin dhe efikasitetin tuaj dhe vetë kompanisë apo organizatës ku punoni.

A duhen formuluar parimet etike në vendin e punës?Sigurisht, nëse punonjësit e dinë si të sillen në vendin e punës, parimet etike nuk duhet të formulohen tek të gjitha kompanitë. Edukimi i mirë kulturor dhe të menduarit janë të mjaftueshëm për të bërë që punonjësit të sillen në mënyrë të favorshme. Megjithatë, nuk e dini asnjëherë kur një fërkim ndodh dhe dyshimet zvarriten në mesin e të punësuarve. Në rast të ndonjë mospërputhje punonjësit duhet të pyesin veten me katër- pesë pyetje themelore:– A është e vërtetë?

– A është e drejtë?
– A do të ndërtohet miqësi dhe vullnet i mirë?
– A do të jetë e dobishme?Ky testim pyetësor është hartuar nga Herbert Taylor. Një tjetër teoricien i psikologjisë së sjelljes Thomas Jefferson, mbrojti teorinë e transparencës, dhe në anën tjetër Immanuel Kant propozoi “kategorinë imperative” e cila thotë qartë se disa akte janë të gabuara, ndërkohë disa të tjera janë të dreja pavarësisht nga pasojat.Parimet etike janë nevoja të kohës:

Disa forca etike duhen përdorur për të përforcuar kulturën e një kompanie dhe forcën e punës. Diversiteti në vendin e punës dhe liria e shprehjes e bën të nevojshëm vendosjen e kufijve që nuk duhet të kalohen gjatë sjelljes ndërpersonale dhe kryerjes së detyrave. Parimet ideale të etikës në vendin e punës duhet të përmbahen në kulturën organizative, objektivat strategjike të organizatës dhe në lirinë e vlerave individuale e diversitetit.Disa parime të rëndësishme të etikës:

Pavarësisht nga kushtet e punës, natyra e punës dhe e fuqisë punëtore,disa parime etike duhet të ndiqen për të rritur harmoninë dhe produktivitetin në vendin e punës. Ja disa parime:Integriteti: Integriteti personal i punonjësve duhet të jetë i nderuar me çdo kusht. Vlera e integritetit në komapni do të bëjë që të punësuarit të jenë të ndershëm e të drejtë në të gjitha praktikat.

Objektivat: Objektivat në kompani duhet të përcaktohen qartë dhe të shfaqen në mënyrë që ato të mbeten në mëndje dhe të mund ti referohemi në çdo kohë. Çdo punonjës duhet të shpjegohet në lidhje me rolin që ai ose ajo ka në arritjen e objektivave të kompanisë.
Përgjegjësia: Çdo punëtor duhet të jetë i qartë për përgjegjësitë e tij ose të saj. Përgjegjësia duhet të jetë aq e qartë sa kjo nuk duhet të lerë hapësirë për ndonjë paqartësi ose konflikt.
Sinqeriteti:

Praktikat në vendin e punës duhet të lejojnë shkëmbimin e sinqertë dhe të lirë të ideve dhe opinionet në mesin e të punësuarve në të gjitha nivelet. Çdo individ duhet të ketë një rol në gjykimin e mendimit dhe të ideve të nxjerra nga ndonjë punonjës tjetër.
Diversiteti: Çdo kompani apo organizatë duhet të përfshijë në parimet e veta të punës, diversitetin. Asnjë punonjës nga një sfond i ndryshëm kulturor, etnik, fetar apo edukativ nuk duhet të ndjehet i lënë pas dore.

Sjellja: Çdo kompani që ka një grup njerëzish të punësuar duhet të vendosë udhëzime të qarta për sjelljet ndërpersonale.Një kompani duhet të ruajë parimet themelore të etikës, dhe duhet ti respektoj ato. Në këtë mënyrë rritet efikasiteti dhe produktiviteti i punonjësve si dhe i vetë kompanisë./Mesazhi/