ETF-ja Bitcoin e BlackRock regjistron hyrje rekord

Fondi, i cili është pozicionuar si një prej dominantëve mes 10 rivalëve të tjerë, ka një vlerë aseti prej 34.2 miliardë dollarësh falë edhe rritjes së vlerës së Bitcoin.

BlackRock iShares Bitcoin Trust (IBIT) regjistroi një rekord të ri të hyrash në një ditë të vetëm që kur u listua për herë të parë në Janar ndërsa kërkesa për Bitcoin u rrit në mënyrë të ndjeshme pas fitores së Trump.

IBIT regjistroi 1.12 miliardë dollarë të hyra ditën e Enjte duke thyer rekordin e mëparshëm prej 872 milionë dollarësh vendosur më 30 Tetor sipas SoSoValue.

Fondi, i cili është pozicionuar si një prej dominantëve mes 10 rivalëve të tjerë, ka një vlerë aseti prej 34.2 miliardë dollarësh falë edhe rritjes së vlerës së Bitcoin.

Interesi i investitorëve për kriptomonedhën më të madhe në botë është në nivelet më të lartë regjisitruar ndonjëherë ndërsa Bitcoin kapi vlerën e 76,780 dollarëve.

IBIT postoi 4 miliardë dollarë volum tregtar ditor të Mërkurën duke lënë pas rivalin më të afërt Fidelity pasi presidenti i zgjedhur Donald Trump siguroi një mandat të dytë.

Fitorja e Trump shihet si një prej skenarëve më pozitivë për Bitcoin dhe asetet dixhitale në tërësi. Ai ka premtuar të mbrojë interesat e minierave të Bitcoin, të krijojë një rezervë Bitcoin dhe të mbështesë politikat favorizuese ndaj tyre.