Sekretari amerikan i Shtetit, Mark Esper thotë se Shtetet e Bashkuara po planifikojnë të shkurtojnë numrin e forcave ushtarake në Afganistan “nën 5,000 trupa” deri në fund të muajit nëntor.
Sekretari Esper i bëri këto komente gjatë një interviste dhënë për Fox News më 8 gusht.
Këto komente të Esper janë në një linjë me paralajmërimin e bërë më herët gjatë kësaj jave nga presidenti amerikan, Donald Trump lidhur me planet e tij për zvogëlimin e prezencës ushtarake në këtë shtet.
Shtetet e Bashkuara aktualisht kanë rreth 8,600 trupa në Afganistan. Presidenti Trump në një intervistë të publikuar më 3 gusht nga Axios, ka thënë se SHBA-ja planifikon që ta zvogëlojë këtë numër në rreth 4,000./tch