Zëvendës-ndihmësi i sekretarit shtetëror të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Gabriell Eskobar, i cili po qëndron për vizit zyrtare në vendin tonë, tha se po punojnë me partnerët evropian, që sa më shpejtë Maqedonia e Veriut të nisë bisedimet. Po ashtu u shpreh se e SHBA e mbështet vendin në përpjekjet në procesin e bisedimeve dhe në realziimin e reformave.
“Dua ta shpreh mbështetjen e qeverisë tonë për integrimin e shpejtë të Maqedonisë së Veriut. Po punojmë me partnerët evropian që të sigurojmë që kjo të ndodh sa më shpejtë. Mendoj se të gjithë pajtohemi se Maqedonia e Veriut kulturalisht, historikisht dhe ekonomikisht është pjesë e Evropës dhe duhet të ketë vendin e saj të merituar në tavolinën e vendeve antare. Edhe më tej do ti mbështesim përpjekjet e juaja për fleksibilitet në procesin e negociatave dhe në realizimin e reformave të mëtutjeshme”.
Eskobar, nuk qëndroi për pyetje nga gazetarëve. Me këtë rast, ministri i Jashtëm Bujar Osmani u pyet nëse e din se a ka pasur Eskobar takime me përfaqësues bullgar për të diskutuar për problemin me Maqedoninë e Veriut, ndërsa u përgjigj se nuk mund të komentoj në emrin e Eskobarit, por theksoi se SHBA është angazhuar për të gjetur zgjidhje sepse është në interes të tyre strategjik që Maqedonia e Veriut ti filloj bisedimet. Gjithashtu shtoi se nuk e di se a ka plan zëvendës-ndihmësi i sekretarit shtetëror i SHBA-ve, të shkoj edhe në Bullgari.
Ministri Osmani, theksoi se jo vetëm deri më 14 dhjetor, por gjithë muajin e fundit të këtij viti, e kanë në dispozicion si mundësi për nisje të negociatave, nëse shteti bullgar, jep mbështetje për këtë gjë.
“Më 14 dhjetor është mbledhja formale e Këshillit për Punë të Përgjithshme, gjegjësisht takimi i ministrave të Bashkimit Evropian, por kjo nuk do të thotë se është shansi i vetëm për dhjetor. Kisha takim me ministrin slloven për Punë të Jashtme, ku Sllovenia është kryesuese aktuale e BE-së, folëm gjithashtu për faktin se edhe pas 14-tit, në cilën do ditë deri në fund të vitit, udhëheqja sllovene mund të thërras takim të jashtëzakonshëm të ministrave të Evropës, nëse merr informacion nga Bullgaria se janë të gatshëm ta mbështesin korrnizën negociuese dhe vendimin për fillim të bisedimeve”.
Ndërkaq, kryeministri Zoran Zaev një ditë më parë u shpreh se në vitin 2022 është vështirë të nisen negociata, pasi BE-në do ta kryesoj Franca dhe ajo do të ketë zgjedhje në pranverë. /shenja