Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Eshtrat e hipopotamëve provojnë se shkretëtira arabe dikur ishte e gjelbëruar

Eshtrat e hipopotamëve provojnë se shkretëtira arabe dikur ishte e gjelbëruar

Shkencëtarët kanë zbuluar mbetjet fosile të një hipopotami në Gadishullin Arabik, duke vërtetuar se toka e thatë dikur ishte me gjelbërim dhe plot biodiversitet.

Mostrat e gjetura tregojnë mbetje nga një numër kafshësh trup mëdha që do të kishin nevojë për ujë dhe kullota në mënyrë që të mbijetonin.

Mbetjet u gjetën krahas veglave prej guri që u përdorën për herë të parë nga njerëzit deri në 400.000 vjet më parë në shkretëtirën Nefud, në veri të gadishullit.

Ku qëndron rëndësia e Gadishullit Arabik?

Gadishulli Arabik është më i madhi në botë, dhe shtrihet në mbi 3 milion kilometër. Ai përfshin Jemenin, Katarin, Arabinë Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe, Omanin, Kuvajtin dhe pjesë të Irakut dhe Jordanisë.

Deri sot nuk është eksploruar sa duhet në lidhje me rolin historik që Gadishulli Arabik luajti në migrimin e njerëzve dhe kafshëve më të hershme në botë.

Shkencëtarët e kanë konsideruar si “vend bosh” e rrjedhimisht jo të favorshëm për të kuptuar ekzistencën e jetës së hershme, por prej një periudhe 10-vjeçare në këtë zonë janë bërë gjetje të jashtëzakonshme.

Imazhet satelitore të ngjyrave në shkretëtirë nxitën besimin e ekipit të shkencëtarëve se kishte mbetje të rëndësishme arkeologjike.

Si përfundoi hipopotami në Gadishullin Arabik?

Tashmë është vërtetuar se rajonet e shkretëtirës arabe që dikur ishin të pasura me bimësi tërhiqnin kafshë të mëdha, si hipopotami.

Gjitari i tretë më i madh tokësor në botë ka të ngjarë të ketë shkuar në gjysmën e poshtme të kontinentit Afrikan përmes Sudanit dhe Egjiptit para se të arrinte te lumenjtë e rrjedhshëm dhe kullotat.

Kjo gjithashtu e bëri sipërfaqen e tokës tërheqëse për njerëzit e hershëm si një vendbanim historik.

Gjatë kësaj kohe kur klima ishte mikpritëse, njerëzit dhe kafshët e hershme u zhvendosën nga Afrika verilindore në Gadishullin Arabik, thonë studiuesit.

Kjo mund të shpjegojë zbulimet e tjera të hipopotamëve në Azinë e lashtë. Në vitin 2003, studiuesit në Universitetin Punjab, Indi, gjetën një dhëmb hipopotami përgjatë lumenjve të Madhya Pradesh në Indi.

Zbulimi i ri i hipopotamëve në Gadishullin Arabik hap rrugën për një mori kërkimesh të tjera rreth rrugëtimit të kafshëve nga Azia dhe arsyeve të largimit të tyre nga habitatet ku jetonin. /euronews

Exit mobile version