“Ne jemi pjesëtarë të fesë, që ka ardhur në librin e saj të parë: “Me të drejtë (me hak) e kemi zbritur dhe me të drejtë (me hak) ka zbritur”.
Ne nuk frikësohemi nga drita; ne urrejmë errësirën dhe urrejmë zullumin.
Ne duam mjedis të lirë, sepse mjedisi i lirë, ai është i cili na lejon të shpalosim fenë tonë dhe atë ditë, që shpalosim fenë tonë në mjedis të lirë, ne jemi të bindur se paraqitja e shëndoshë do të japë rezultatin e saktë;
Dhe, se ato të vërteta që kemi, mendja njerëzore i pëlqen dhe natyra e drejtë është e kënaqur me to, me kusht që ne të vazhdojmë përpara pa u frikësuar.
Feja jonë krenohet, se ajo është fe e mendjes dhe se ajo ua shpalosë njerëzve të vërtetën dhe thotë: “Është sqaruar e vërteta nga e kota”, pas kësaj njerëzit janë të lirë…
Gjatë studimeve të mia të të gjitha feve dhe të të gjitha filozofive nuk kam njohur fe, që të punojë në liri, edhe nëse liria është kundër saj, si kjo fe, të cilës ne i përkasim!”.
_________________________
Shejkh Muhamed El-Gazali (r.h)
Nga: Hoxhë Lavdrim Hamja







