Ballina Jeta Shëndetësi Është rishfaqur sëmundja e lashtë që shkakton rënien e dhëmbëve, simptomat e...

Është rishfaqur sëmundja e lashtë që shkakton rënien e dhëmbëve, simptomat e para

Një sëmundje e lashtë që që shkakton rënien e dhëmbëve është në rritje tek fëmijët në SHBA, tregojnë të dhënat.

Skorbuti mund të gjurmohet në Egjipt në 3800 para Krishtit. dhe besohet se është zhdukur në vitet 1900 kur dietat u bënë më të shëndetshme dhe më të balancuara.

Megjithatë, sëmundja u rikthye në vitet 1970, kur dieta amerikane u bë më e bazuar në karbohidrate dhe më pak e varur nga frutat dhe perimet e freskëta, sipas Bibliotekës Kombëtare të Mjekësisë.

Skorbuti shkaktohet nga pamjaftueshmëria e vitaminës C në dietën tuaj për një periudhë të gjatë kohore.

Simptomat përfshijnë ënjtje, gjakderdhje të mishrave të dhëmbëve dhe në disa raste sëmundja mund të shkaktojë rënien e dhëmbëve të pacientëve. Të sëmurët gjithashtu zhvillojnë njolla të kuqe ose blu në lëkurë, zakonisht në këmbë sipas Organizatës Britanike të Shëndetësisë.

Tani, të dhënat kanë zbuluar se shkalla e skorbutit u trefishua midis 2016 dhe 2020 në mesin e fëmijëve amerikanë, nga rreth 8 në 100,000 në 27 tani, sipas Daily Mail.

Pasiguria ushqimore është në rritje në SHBA, me 17% të familjeve amerikane me fëmijë që përjetojnë një problem – një rritje prej 40% nga një vit më parë, sipas Departamentit të Bujqësisë së Shteteve të Bashkuara (USDA).

Exit mobile version