A është normale rënia e flokëve?

A e keni ditur se ju humbi deri në 100 qime të flokëve çdo ditë? Kjo është normale, dhe te shumica e njerëzve, këto qime rigjenerohen.

Por shumë meshkuj – dhe disa femra – humbin flokët derisa plaken. Ju mund po ashtu të humbni flokët nëse keni ndonjë sëmundje të caktuar, si probleme me gjëndrën tiroide, diabet ose lupus.

Nëse merrni barna të caktuara ose bëni hemoterapi për kancer, ju po ashtu mund të humbi qimet. Shkaktarët tjerë janë stresi, ushqimi i paktë me proteina, histori familjare ose ushqyerja e dobët. Trajtimi i rënies së flokëve varet nga shkaktari.

Në disa raste trajtimi i shkaktarëve mund të korrigjojë problemin. Trajtimet tjera janë barnat dhe rivendosjen e flokëve.

 A është normale rënia e flokëve?

Çdokush humb flokë çdo ditë. Humbja e deri 100 qimeve në ditë është normale. Por nëse rënia e flokëve është traditë në familjen tuaj, ju mund të humbni shumë më shumë qime të flokëve.

Pas rënies së shtuar të flokëve ju mund të përfundoni me zona të zhveshura (tullace) nëse jeni mashkull. Nëse jeni femër, ju mund të kuptoni se flokët në maje të kokës tuaj janë lehtësisht më të holla. Rreth gjysma e njerëzve e kanë këtë lloj të rënies së flokëve rreth moshës 50 vjeçare.

Faktorë të tjerë, si sëmundje dhe barna, po ashtu mund të bëjnë që flokët tuaja të bien më shumë se normalisht.

Edhe pse humbja e flokëve është shumë e shpeshtë, kjo mund jetë një pengesë për jetën normale, veçanërisht kur koj ndryshon pamjen tuaj. Por ka disa mënyra përmes të cilave ju mund ta mjekoni rënien e flokëve./Mesazhi/