Zakonet e njerëzve më të pasur dhe më të suksesshëm në planet ngjallin gjithmonë interes.
Nga tre gjërat që Bill Gates ka gjithmonë në tavolinën e tij për të qenë më produktiv, te rutina e përditshme e mëngjesit e Elon Musk që e ndihmon atë të krijojë ide të reja.
Secili ka veçoritë e veta, por pothuajse asnjëra prej tyre nuk mund të krahasohet me atë të themeluesit të Facebook, Mark Zuckerberg. Nëse e keni parë, prej shumë vitesh, biznesmeni amerikan ka zgjedhur të ketë në dollapin e tij vetëm bluza gri , me mëngë të shkurtra dhe me mëngë të gjata, për t’iu përshtatur kushteve të motit. Çdo mëngjes ai shkon në zyrë i veshur me të njëjtën veshje. Një bluzë e thjeshtë gri. Pa kostume, pa kravata, pa veshje zyrtare. Në fakt, ai respekton me nderim kodin e veshjes, përveç në disa raste, në të cilat është detyruar nga rrethanat.
Pse po e bën këtë?
Siç shpjegoi në një intervistë të mëparshme, “Unë dua ta formësoj jetën time në atë mënyrë që të më duhet të marr sa më pak vendime të jetë e mundur, përveç mënyrës se si mund t’i shërbej më mirë komunitetit të Facebook. Jam shumë me fat që kur zgjohem çdo mëngjes, u shërbej më shumë se një miliard njerëzve.Ndihem sikur nuk po e bëj mirë punën time nëse shpenzoj energjinë për gjëra të padobishme. Kështu që unë mund t’ja kushtoj energjinë time ndërtimit të produkteve dhe shërbimeve më të mira, për të na ndihmuar të arrijmë qëllimin tonë dhe për t’u dhënë njerëzve mundësinë për t’u lidhur me ata që duan., Pra, kjo është ajo që më intereson. Edhe pse tingëllon marrëzi që kjo është arsyeja që vesh një bluzë gri çdo ditë, është e vërtetë.”