A është ky klubi i ri i Dybalas?

Paulo Dybala mund të transferohet në Paris Saint-Germain.

Paulo Dybala mund të largohet nga Juventus.

Sulmuesi argjentinas nëpërmjet menaxherit dhe vëllait të tij, Mariano ka shfaqur gatishmëri për transferim në Paris Saint-Germain.

Krejt kjo në rast se Neymar largohet nga klubi francez duke u transferuar në Real Madrid, raportojnë mediat italiane.

Dybala është në krizë te Juventus dhe ka përfunduar në bankën e rezervistëve në dy ndeshjet e fundit.