Ballina Artikuj “Është Kur’ani që na ruan ne, jo ne Kur’anin…”

“Është Kur’ani që na ruan ne, jo ne Kur’anin…”

Hoxhë Vladimir Kera

“Ne me madhërinë Tonë e shpallëm Kur’anin dhe Ne gjithsesi jemi mbrojtës të tij.” (Kur’an: El-Hijxhr: 9)
——
Një argument madhështor që mbron Kur’anin dhe atë me të cilën ka ardhur Profeti (a.s), bashkë me këto mbron gjithkënd që ndjek rrugën e Zotit me sinqeritet thotë Ibn Kethiri.

Shënim:
Është Kur’ani që na ruan ne, jo ne Kur’anin. Është feja që na lartëson ne, jo ne atë. Janë mësimet e Profetit që na ruajnë nga humbja, jo ne ato.
——
Lidhni njerëzit me Zotin, librin e Tij, mësimet e Profetit të Tij, që të shpëtojnë dhe të jenë të mbrojtur.

Prandaj tregohet nga të parët tonë të mirë për dikë që bëhej hafiz (memorizonte të gjithë Kur’anin) thonin: Tani që po “ruan” Kur’anin në mendje, dije se Kur’ani po të ruan mendjen ty.

Hoxhë Vladimir Kera

Exit mobile version