Ballina Kuriozitete Është baba i 10.000 të vegjëlve, krokodili Henry feston 124-vjetorin

Është baba i 10.000 të vegjëlve, krokodili Henry feston 124-vjetorin

Henry, krokodili më i vjetër në botë ka festuar ditëlindjen e 124-t.

Krokodili i Nilit jeton në një rezervat në Afrikën e Jugut të quajtur Crocworld Conservation Centre në Scottburgh që prej vitit 1985. Ai u kap në deltën e Okavango në Botsvana më 1903.

Tashmë një banor i vjetër i rezerevatit, ai është baba i 10.000 të vegjëlve me partnere të ndryshme. Data e e saktë e lindjes së tij nuk dihet, por përfaqësuesit e rezervatit thonë se është lindur rreth vitit 1900 dhe ia festojnë ditëlindjen më 16 dhjetor.

“Ai është i vjetër. S’e dimë nëse është 100 apo 130. Mosha 124 vjeç nuk është infertile për një krokodil”.

Zvarranikët njihen për jetëgjatësinë e tyre. Një tregues i mirë është madhësia, kafshët e vogla jetojnë më pak sepse kanë metabolizëm të lartë, djegin më shumë energji dhe si rrjedhojë, plaken më shpejt.

Por  edhe krahasuar me kafshë të tjera të së njëjtës madhësi, zvarranikët jetojnë më gjatë. Fakti që janë gjakftohtë i lejon të ruajnë energjinë duke u mbështetur te nxehtësia e mjedisit për të rregulluar temperaturën e trupit.

Jetesa në rezervat e ka ndihmuar Henry për të arritur këtë moshë pasi i ka siguruar ushqimin dhe një habitat të sigurt nga aksidentet e sëmundjet.

Ndryshe nga vertebrorët  e tjerë, zvarranikët nuk tregojnë shenja të problemeve psikologjike me plakjen. Në jetëgjatësinë e Henry mund të kenë ndikuar edhe disa faktorë biologjikë. Disa teori thonë se proteinat në gjakun e krokodilëve të Nilit kanë veti antibakteriale dhe i ndihmon të luftojnë infeksionet e  sëmundjet. Sipas disa shkencëtarëve, mikroflora e zorrëve të tyre mund të ndihmojë sistemin e fortë imunitar.

Exit mobile version