Ballina Lajmet Erion Veliaj paraqitet në SPAK, për hetimin për korrupsion

Erion Veliaj paraqitet në SPAK, për hetimin për korrupsion

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, është paraqitur këtë mëngjes në Prokurorinë e Posaçme, SPAK, për të dhënë deklarime lidhur me hetimin për veprën penale të “korrupsionit pasiv të funksionarëve të lartë shtetërore dhe të zgjedhurve vendorë”.

Hetimi është regjistruar nga SPAK, ndërsa pak ditë më parë, BKH me urdhër të SPAK-ut, i sekuestroi celularin gruas së tij, Ajola Xoxa, pas një kontrolli në banesën e tyre, kur kryebashkiaku nuk ishte në Shqipëri, raporton A2CNN.

Dy ditë më parë, Gjykata e Posaçme e Apelit refuzoi ankimin e bërë nga Ajola Xoxa, bashkëshortja e Veliajt, kundër vendimit që lejoi SPAK-un të kontrollonte dhe sekuestrojë telefonin e saj.

Po ashtu, Apeli rrëzoi ankimin e ngritur nga vëllai i kryebashkiakut, Arbër Veliaj, dhe dy kompani, të cilat ishin gjithashtu subjekt i kontrollit nga BKH.

Exit mobile version