KEDS ka thënë se si pasojë e erëra të forta të cilat filluan gjatë paradites së sotme kanë ndikuar që një numër i caktuar i konsumatorëve nëpër disa rajone të mbesin pa energji elektrike.
Në njoftim thuhet se ekipet e KEDS-it kanë dalur në terren dhe po punojnë në mënyrë intensive për të rikthyer në normalitet furnizimin me energji elektrike.
“Si pasojë e këtyre erërave, të cilat, sipas parashikimeve, do të zgjasin edhe për disa orë, në disa lokacione janë shkaktuar edhe dëme në rrjetin elektrik shpërndarës. Ekipet e KEDS-it kanë dalur në terren menjëherë dhe po punojnë në mënyrë intensive për të rikthyer në normalitet furnizimin me energji elektrike për konsumatorët e afektuar, për çka kërkojmë mirëkuptimin e tyre”, thuhet në njoftim nga KEDS.