Erdogani i dërgon Osmanit letër për pavarësi: Marrja e komandës së KFOR-it tregon rëndësinë që i kushtojmë paqës dhe stabilitetit në Kosovë

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani në 16 vjetorin e pavarësisë, ka pranuar telegram urimi nga Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan.

Në letrën e tij, Presidenti Erdoğan ka shprehur besim të plotë se marrëdhëniet e shumanshme miqësore mes Turqisë dhe Kosovës, do të vazhdojnë të zhvillohen.