Erdoğani deri në fund të vitit do të vizitojë Irakun

Presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdoğan deri në fund të vitit do të vizitojë Irakun, njoftoi ministri i Jashtëm Mevlüt Çavuşoğlu, raporton Anadolu Agency (AA).

“Presidenti Erdoğan do të vizitojë Irakun për të mbajtur takimin e katërt të nivelit të lartë të Këshillit të Bashkëpunimit Strategjik kah fundi i viti”, tha Çavuşoğlu pas takimit të tij me homologun irakian Mohamed Ali al-Hakim në kryeqytetin e Irakut, Bagdat.

Duke nënvizuar rëndësinë e zhvillimit të marrëdhënieve dypalëshe, Çavuşoğlu tha se me homologun e tij ndër temat e tjera kanë diskutuar marrëdhëniet dypalëshe në të gjitha dimensionet dhe shkëmbyen mendime mbi çështjet rajonale.