Erdogani bisedoi me Putinin pas vrasjes së ambasadorit rus

Zëdhënësi i Presidentit të Turqisë Ibrahim Talin deklaroi sonte në Ankara se presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdoğan me telefon ka biseduar me presidentin e Rusisë Vladimir Putin për sulmin e armatosur ndaj ambasadorit të Rusisë në Turqi, Andrey Karlov, i cili më vonë iu nënshtrua plagëve, raporton Anadolu Agency (AA).

“Presidenti Erdogan ka thirrur në telefon presidentin rus Putin dhe ka informuar për sulmin”, tha Kalin.

Kryetari i Këshillit Parlamentar për Siguri i Dumës ruse Leonid Slutsky deklaroi se vrasja e ambasadorit të Rusisë në Turqi, Andrey Karlov, gjatë sulmit të armatosur në Ankara nuk do të ndikojë negativisht në marrëdhëniet mes Turqisë dhe Rusisë.

Përkujtojmë se sulmuesi i armatosur i cili sot në Ankara e kreu sulmin ndaj ambasadorit të Rusisë në Turqi Andrey Karlov, është neutralizuar në operacionin policor që pasoi pas sulmit të armatosur.

Karlov sot është sulmuar në ekspozitën e fotografive të cilën e hapi në Qendrën e Arteve Bashkëkohore në Ankara.