Erdogani viziton Serbinë me masa të larta sigurie

Vizitën e kryetarit të Turqisë Rexhep Taip Erdogan në Serbi e përcjellin masa të jashtëzakonshme sigurie shkruan sot shtypi beogradas.

Erdogani shkon sonte për një vizitë dy ditore në Serbi. Atje ai do të ruhet nga së paku 50 truproja personale dhe të paktën 3 mijë policë serbë.

Sipas gazetës “veçernje novosti,” bashkë me Erdoganin në Beograd do të jenë edhe 8 ministra dhe afaristë të fushave të ndryshme.

Sipas “srpski telegraf” , për sigurinë e Erdoganit do të përkujdesen 60 truproje nga Turqia  si dhe personeli shtetror serb.

Ata janë specialistë kulmorë që bëjnë rrethin e parë të sigurisë. Ata janë pjesë e sigurimit personal të Erdoganit dhe është e pamundur të kalohet deri tek ata.

Ankaraja para dhjetë dite në Beograd ka dërguar ekipe njerëzish që kanë pasur për detyrë të verifikojnë lokacionet dhe trasetë nëpër të cilat do të qëndrojë e kalojë kryetari turk.

Specialëve turq do t’i ndihmojnë mijëra kolegë serbë pothuaj nga të gjitha njësitë./Mesazhi/