Erdoğan vendos lule në varrin e Alija Izetbegoviç

Presidenti i Republikës së Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan vizitoi varrezat “Kovaçi” në Sarajevë dhe vendosi lule në varrin e presidentit të parë të Presidencës së Republikës së pavarur të Bosnjë e Hercegovinës, Alija Izetbegoviç, raporton Anadolu Agency (AA).

Erdoğan i shoqëruar nga kryesuesi i Presidencës së BeH-së Bakir Izetbegoviç, kryesuesi i Këshillit të Ministrave të BeH-së Denis Zvizdiç, kryebashkiaku i Sarajevës Abdullah Skako dhe delegacioni turk vizituan varrazet e dëshmorëve “Kovaçi”.

Erdoğan do të adresohet sot në Kongresin e Gjashtë të Unionit Evropian të Demokratëve Turq (UETD) që do të mbahet në Sallën Olimpike të Sarajevës “Juan Antonio Samaranch-Zetra”.