Presidenti turk Recep Tayyip Erdoğan ka përgëzuar Donald Trumpin për fitoren e tij në zgjedhjet presidenciale në Shtetet e Bashkuara.
“Në këtë periudhë të re që pritet të fillojë me zgjedhjet e popullit amerikan, shpresoj që marrëdhëniet Turqi-ShBA të forcohen, të marrin fund krizat dhe luftërat rajonale dhe globale, veçanërisht çështja palestineze dhe lufta Rusi-Ukrainë; Besoj se do të bëhen më shumë përpjekje për një botë më të drejtë”, deklaroi Erdoğan.
Më tej, ai u shpreh se shpreson që zgjedhjet të jenë të dobishme për popullin mik dhe aleat të Turqisë.
Republikani Trump, pas një përballje të fortë me demokraten Harris u zgjodh përsëri si President, duke u bërë presidenti i 47-të i ShBA-së.