Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Erdogan: Unë i qëndroj besnik Katarit dhe nuk e lë vetëm

Erdogan: Unë i qëndroj besnik Katarit dhe nuk e lë vetëm

Presidenti i Republikës së Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, pas një pyetjeje në lidhje me çështjen e mundësisë për heqjen apo jo të bazës në Katar nga Turqia, tha se “Ne nuk e bëjmë një gjë të tillë, nuk e bëjmë kurrë për sa kohë që Katari nuk e dëshiron një gjë të tillë”, raporton Anadolu Agency (AA).

Erdoğan ka dhënë një intervistë për kanalin televiziv France 24, ku ndaj pyetjes “atëherë me lejen tuaj të cekim çështjet rajonale. Kur bëhet fjalë për krizën me Katarin ju përballë Arabisë Saudite u pozicionuat në krah të Katarit. Sigurisht që brenda kësaj pune ndodheshin edhe Emiratet e bashkuara Arabe dhe Bahreini. Ndërsa, Egjipti ka pregatitur një listë kërkesë me 13 pika. Sipas jush a është ende e mundur një zgjidhje, apo ndoshta kjo do të rrisë edhe më shumë tensionin, a mund të shkojë kjo deri në një konflikt ushtarak?”, është përgjigjur: “Fillimisht si një gazetar, si anjë anëtar i shtypit, unë ju bëj thirrje edhe juve në një mendim. Ne nuk dëshirojmë që ky rajon të jetë rajon i një krize të dytë. Në një kohë kur në Siri dhe Irak ka një krizë serioze ne tani nuk dëshirojmë ardhjen e një krize të tillë në Gji”.

Duke vënë theksin se aktualisht Arabia Saudite është vendi më i fuqishëm i gjirit, presidenti Erdoğan tha se, “Dhe në të gjithë deklaratat e mia, pra ajo që ne kemi kërkuar nga mbreti i Arabisë Saudite ka qenë që ai si më i madhi në rajon nga pikëpamja ekonomike, por edhe për nga mosha, të mos lejojë daljen e një krize, ne këtë e kemi kërkuar gjithmonë. Ndërsa, sa i përket sansioneve me 13 pika kjo është një sanksion që përjashton një shtet nga të qenurit një shtet. Katari është një shtet”.

“Nuk tërheqim bazën nëse një gjë të tillë nuk kërkon Katari” 

Erdoğan tha se kërkesat ndaj Katarit janë mosnjohje e shtetit dhe kërkesë për të hequr dorë nga të gjitha funksionet e shtetit, dhe si të tilla janë të papranueshme.

“Ne nuk mund të pranojmë një gjë të tillë. Dihet se Turqia ka firmosur marrëveshje me Katarin në fushën e mbrojtjes në vitin 2014, e cila parasheh themelimin e një baze ushtarake në Katar, për të cilën ne i jemi përgjigjur pozitivisht Katarit. Po atë vit, kërkesën e njëjtë unë ia bëra edhe Arabisë Saudite, duke u thënë se edhe aty mund të themelonim bazë po të dëshironin. Atëherë ata më patën thënë se do ta shqyrtojnë këtë çështje. Natyrisht, në ndërkohë ne i vazhduam punimet lidhur me bazën në Katar dhe punimet aktuale të bazës janë punime që kanë nisur në vitin 2014. E tani thonë që të hiqet baza e Turqisë atje”, theksoi Erdoğan.

Ndërkaq, i pyetur nëse është i gatshëm të tërheqin bazën turke nga Katari në shenjë gjesti, Erdoğan theksoi se, “Ne nuk e bëjmë një gjë të tillë, nuk e bëjmë kurrë për sa kohë që Katari nuk e dëshiron një gjë të tillë”.

“Jemi besnikë ndaj marrëveshjes sonë me Katarin”

Lidhur me atë nëse Katari u ka thënë se ekziston një mundësi e tillë, presidenti Erdoğan tha: “Pse nuk duan një gjë të tillë për CENTCOM-in? Aty kanë bazë edhe SHBA-të, edhe Franca. Pse nuk kërkojnë një gjë të tillë për ta, por vetëm për Turqinë. Ne jemi dhe do t’i ngelemi deri në fund besnikë marrëveshjes sonë me Katarin”.

Ndërkaq, Erdoğan është pyetur nëse Turqia do të tërhiqte bazën po të vinte një kërkesë e tillë nga Katari për hirë të zgjidhjes së krizës, ai potencoi se “Nëse vjen një kërkesë e tillë nga Katari, atëherë ne natyrisht nuk mund të jemi në një vend ku nuk dëshirohemi”.

Në pyetjen “Pas takimeve me liderët rajonalëdhe botërorë, a keni përshtypjen se mund të ketë zgjidhje në një kohë të shkurtër”, Erdoğan u përgjigj se:

“Tashmë as Perëndimi nuk po e mbështet këtë qëndrim në shtetet e Gjirit, edhe ne nuk e mbështesim sepse këto praktika janë të gabuara, nuk mund të ketë praktikime të tilla, pra ushqimi, barërat, veshmbathjet etj, të gjitha këto sanksione nuk janë gjëra të mundshme. Dhe pranimi i Katarit si një shtet terrorist kurrë nuk mund të jetë e mundur. Sepse unë gjatë 15 viteve, gjatë periudhës kur unë isha kryeministër dhe jam president gjithmonë e kam njohur Katarin si një shtet i cili lufton kundër terrorizmit. Askush të mos tentojë të na bindë për disa gjëra që janë të pavërteta dhe të gabuara. Në marrëdhëniet me Katarin si me Emirin baba, pra me zotin Hamad, si me zotin Tamim ne gjithmonë bashkërisht kemi luftuar kundër terrorizmit, asnjëherë nuk e kemi mbështetur terrorizmin. Për shembull në këtë aspekt, edhe Franca e njeh Katarin në të njëjtën mënyrë, pra edhe Franca nuk pranon që Katari ka mbështetur terrorizmin, sepse marrëdhëniet mes Francës dhe Katarit janë mjaft të mira. E dini se ne kemi zhvilluar një telekonferencë, një takim tre palëshe, zotëri Macron, Tamimi dhe unë. Në këtë bisedë i diskutuam këto çështje në hollësi, i biseduam dhe jemi pajtuar në këto”.

Ndërsa në pyetjen “por a jeni optimist se mund të ketë një zgjidhje në një kohë të shkurtër?”, presidenti turk tha se, “Unë nuk jam i pashpresë”.

Exit mobile version