Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Erdoğan udhëton drejt Kazakistanit për të marrë pjesë në samitin e Organizatës...

Erdoğan udhëton drejt Kazakistanit për të marrë pjesë në samitin e Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan udhëtoi sot drejt Astanës, kryeqytetit të Kazakistanit, për të marrë pjesë në samitin e Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait (SCO), raporton Anadolu.

Nga sot, Astana është mikpritëse e takimit dyditor të 24-t të Këshillit të krerëve të shteteve të SCO-së.

Erdoğan shoqërohet nga zonja e parë Emine Erdoğan, ministri i Jashtëm Hakan Fidan, ministri i Energjisë dhe Burimeve Natyrore Alparslan Bayraktar, ministri i Thesarit dhe Financave Mehmet Şimșek, këshilltari i tij kryesor Akif Çağatay Kılıç dhe zyrtarë të tjerë.

SCO-ja u themelua në vitin 2001 me Rusinë, Kinën dhe fuqitë e Azisë Qendrore, dhe më vonë përfshiu Indinë, Iranin dhe Pakistanin.

Ai pritet të zgjerohet pasi Bjellorusia, e cila ka status vëzhguesi së bashku me Mongolinë dhe Afganistanin, po mendon t’i bashkohet bllokut si anëtare e plotë. Rreth 14 vende, përfshirë Turqinë, kanë statusin e partnerit në dialog.

Exit mobile version