Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Erdogan: Turqia ua ka dhënë grave të drejtën e votës dhe zgjedhjes...

Erdogan: Turqia ua ka dhënë grave të drejtën e votës dhe zgjedhjes para shumë vendeve evropiane

Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) deklaroi se Turqia ua ka dhënë grave, të cilat shkruan epope gjatë luftën çlirimtare (1919-1922), të drejtën për të votuar dhe për t’u zgjedhur më përpara se shumë vendeve evropiane.

Këtë udhëheqësi turk e tha në një videomesazh që publikoi sot me rastin e 87-vjetorit të fitimit të të drejtës së votës dhe zgjedhjes nga gratë turke.

“Fakti që gratë tona e kanë pasur këtë mundësi shumë kohë më parë se homologet e tyre në Evropë, është një tregues i rëndësishëm që reflekton këndvështrimin e popullit tonë ndaj gruas”,- shprehet Erdoan.

Gazi Mustafa Kemal Ataturku paraqiti një vizion të madh duke u dhënë grave të drejtën për të votuar dhe për t’u zgjedhur në vitin 1934 dhe se gratë i ushtrojnë këto të drejta më lirshëm gjatë qeverisjes së vendit nga ne (AK Parti) në 19 vitet e fundit, shtoi ai.

“Ne po punojmë për t’u dhënë grave tona të drejtat dhe liritë e tyre, pa bërë asnjë dallim. Ne do të vazhdojmë t’i mbështesin gratë në përpjekjen e tyre për të drejta dhe drejtësi”,- e përfundon mesazhin e tij Presidenti Erdoan. /trt

Exit mobile version