Erdogan: Turqia po krijon një sistem të centralizuar mbrojtës

Të hënën Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) mori pjesë në ceremoninë e organizuar në Ankara për hedhjen e themeleve të projektit të Ministrisë së Mbrojtjes “Ay Yildiz” (Gjysmëhëna dhe ylli).

Me këtë projekt, – e vijoi fjalën e tij kreu i shtetit turk, – do të mbledhim në një kompleks të vetëm Ministrinë e Mbrojtjes Kombëtare, Shtabin e Përgjithshëm dhe të gjitha Komandat e forcave.

“Me çdo gjë, me qëndrimin e tij projekti ‘Gjysmëhëna dhe ylli’ do të jetë një strukturë që do t’i kallë frikën armikut dhe do t’i japë besim mikut. Projekti do të ketë një sistem mbrojtës të centralizuar, të përbashkët e të unifikuar”,- nënvizoi Erdoan.

Duke vënë theksin në vështirësitë me të cilat është përballuar Turqia në të kaluarën në industrinë e mbrojtjes për shkak të varësisë së jashtme, udhëheqësi turk tha:

“Kishim ushtarë, kishim zemër, kishim dije, por si të thuash nuk kishim armatim të mjaftueshëm. Nuk kishim municion të mjaftueshëm. Nuk kishim automjete, mjete për të plotësuar nevojat tona. Operacioni i Paqes në Qipro (1974) ishte një hap i dobishëm, pasi bëri që ne ta shikojmë këtë realitet.”

Për shkak të të njëjtave vështirësive Turqia pësoi humbje të rënda edhe në periudhën e parë të procesit të luftës kundër terrorizmit, proces që vazhdon për rreth 40 vjet.

“Tani kemi mjetet tona të fluturimit (dronë) të pa-dhe të armatosur. Tani kemi mjetin fluturues sulmues pa pilot (TIHA). Por megjithëkëtë ne kemi kaluar në procesin tjetër në industrinë e mbrojtjes, tani kemi filluar të eksportojmë. Tani nuk do të themi më ‘çfarë do të na japësh’. Tani do të jemi ‘çfarë do të marrësh’. Dhe për këtë kemi arritur që t’i prodhojmë vetë të gjitha, deri tek bombat”,- shtoi ai.

Presidenti Erdoan tha se kompleksi i ri mbrojtjes do të përurohet më 19 maj 2023. /trt