Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Erdoğan: Turqia po bën shumë më tepër për Pa’lestinën dhe Libanin sesa...

Erdoğan: Turqia po bën shumë më tepër për Pa’lestinën dhe Libanin sesa “çfarë shihet”

Turqia po bën shumë më tepër për Palestinën, Gazën dhe Libanin – të gjitha aktualisht nën sulme brutale izraelite – sesa “çfarë shihet, flitet apo pasqyrohet në media”, tha presidenti i vendit Recep Tayyip Erdoğan, raporton Anadolu.

Në fjalën e tij pas një mbledhjeje të kabinetit, Erdoğan riafirmoi mbështetjen e palëkundur të Türkiyes për Palestinën derisa gjenocidi të ndalet.

“Do të qëndrojmë pranë vëllezërve dhe motrave tona me të gjitha forcat dhe burimet tona derisa gjenocidi të ndalojë dhe Gaza dhe Palestina të çlirohen plotësisht”, tha presidenti turk.

“Edhe pse disa e shpërfillin me këmbëngulje, një luftë jashtëzakonisht e përgjakshme, jashtëzakonisht e rrezikshme pranë Turqisë po vazhdon prej 14 muajsh”, tha ai, duke iu referuar ofensivës brutale të Izraelit në Gaza, e cila ka vrarë mbi 44 mijë njerëz që nga tetori i vitit 2023.

Duke shprehur shpresën se kauza palestineze do të triumfojë, Erdoğan tha se “në fund të këtyre ditëve të vështira”, palestinezët do të arrijnë “shpëtim, paqe dhe qetësi, ndërsa shtypësit do të humbasin”.

“Ne kurrë nuk kemi pasur dhe nuk do të kemi punë me tregtarë politikë që përpiqen të përfitojnë politikisht nga një çështje e tillë humanitare”, tha po ashtu presidenti turk.

Ai paralajmëroi gjithashtu kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu, duke thënë se “rrethi i tij dhe i rrjetit të tij vrasës po ngushtohet gjithnjë e më shumë”, në vazhdën e vendimit të Gjykatës Ndërkombëtare Penale e cila javën e kaluar lëshoi ​​urdhër arresti për 

Exit mobile version