Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Erdoğan: Turqia në asnjë mënyrë nuk mund të heshtë përballë kërcënimit terrorist...

Erdoğan: Turqia në asnjë mënyrë nuk mund të heshtë përballë kërcënimit terrorist në rritje

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdoğan, ka deklaruar se nuk mund të pritet që Turqia të qëndrojë e heshtur përballë kërcënimit terrorist në rritjë përgjatë kufirit të saj jugor, raporton Anadolu Agency (AA).

Presidenti Erdoğan foli për gazetarët në kryeqytetin Ankara para se fluturimit për në Turkmenistan për të marrë pjesë në samitin e parë trepalësh midis Turqisë, Azerbajxhanit dhe Turkmenistanit, që do të mbahet në qytetin perëndimor turkmen Avaza.

“Nuk është e mundur që Turqia të heshtë ndaj sulmeve terroriste të nisura nga Siria veriore”, tha presidenti Erdoğan pa specifikuar datën e një operacioni të mundshëm tokësor përtej kufirit në veri të Sirisë për të eliminuar kërcënimin.

Presidenti turk tha se Turqia nuk do të bëjë kurrë kompromis për sulmet terroriste, duke shtuar se ai i ka kërkuar presidentit rus, Vladimir Putin, të ndërmarrë hapa në këtë drejtim. Ai i referohej bisedimeve telefonike të së dielës midis dy presidentëve për marrëveshjen e vitit 2019 në Soçi të Rusisë.

“Ia kujtova atij (Putin-it) se qëllimet që arritëm me Putin-in në marrëveshjen e Soçit janë të qarta”, tha Erdoğan.

Në vitin 2019, Ankaraja dhe Moska arritën një marrëveshje në qytetin rus Soçi, sipas të cilës terroristët e YPG/PKK-së do të tërhiqen 30 kilometra larg kufirit jugor të Turqisë, por Turqia thotë se marrëveshja nuk është zbatuar.

“Fatkeqësisht ne përballemi me kërcënimin nga terroristët dhe së fundmi ai është rritur ndjeshëm”, theksoi ai.

Në fushatën e saj terroriste mbi 35-vjeçare kundër Turqisë, PKK-ja e listuar si një organizatë terroriste nga Turqia, SHBA-ja dhe Bashkimi Evropian (BE), ka qenë përgjegjëse për vdekjen e mbi 40 mijë personave, përfshirë shumë gra, fëmijë dhe foshnje. YPG-ja është dega siriane e PKK-së.

Samiti trepalësh në Turkmenistan, gazi natyror dhe bashkëpunimi

Më tej, presidenti Erdoğan tha se samiti trepalësh në Turkmenistan kryesisht synon marrjen e hapave mbi gazin natyror.

“Uroj që të sjellim gazin natyror turkmen në vendin tonë përmes Detit Kaspik”, u shpreh ai.

Presidenti Erdoğan, presidenti i Azerbajxhanit, Ilham Aliyev dhe presidenti i Turkmenistanit, Serdar Berdimuhamedov, do të takohen në Avaza për të thelluar më tej bashkëpunimin midis tre vendeve në të gjitha fushat, veçanërisht në tregti, energji dhe transport.

Në samit, tre liderët do të nënshkruajnë disa marrëveshje që synojnë forcimin e bashkëpunimit.

Ministri turk i Punëve të Jashtme, Mevlüt Çavuşoğlu, do të shoqërojë presidentin Erdoğan në pjesëmarrjen e takimit të ministrave të jashtëm gjatë samitit. /aa

Exit mobile version