Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Erdoğan: Turqia lider në Evropë në prodhimin bujqësor

Erdoğan: Turqia lider në Evropë në prodhimin bujqësor

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdoğan, ka bërë të ditur se Türkiye është një vend lider në prodhimin bujqësor, duke u renditur i pari në Evropë dhe i teti në botë, raporton Anadolu.

“Sot, Türkiye është lider në prodhimin bujqësor në Evropë dhe renditet e teta në botë. Që nga viti 2002, ne i rritëm eksportet tona nga 3.8 miliardë dollarë në 32.6 miliardë dollarë vitin e kaluar”, tha presidenti Erdoğan gjatë një sofre iftari të shtruar së bashku me fermerët.

Erdoğan theksoi se vendi i tij ka trefishuar prodhimin bujqësor nga 25 miliardë dollarë në vitin 2002 në 74 miliardë dollarë në vitin 2024.

“Në vendin tonë prodhohen 206 lloje të produkteve bujqësore. Fatmirësisht, në shumë prej tyre jemi të vetë-mjaftueshëm”, tha presidenti turk.

Ai theksoi se Türkiye renditet e katërta në botë në prodhimin e perimeve dhe frutave dhe mban pozitën e 11-të në prodhimin me bazë bimore.

“Ne jemi në top treshen për 21 produkte. Në prodhimin e qumështit të papërpunuar, jemi të nëntit në botë dhe të tretët në Evropë. Në prodhimin e mishit të viçit, jemi të shtatit në botë dhe të parët në Evropë. Në prodhimin e vezëve, jemi të dhjetit në botë, të dytët në Evropë. Në prodhimin e mjaltit jemi të dytët në botë dhe të parët në Evropë. Në akua-kulturë jemi të 16-tët në botë dhe të dytët në Evropë”, tha Erdoğan.

Exit mobile version