Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Erdoğan: Turqia ka kapacitet të mjaftueshëm për të menaxhuar të gjitha ngjarjet...

Erdoğan: Turqia ka kapacitet të mjaftueshëm për të menaxhuar të gjitha ngjarjet sportive ndërkombëtare

Türkiye ka më shumë se kapacitet të mjaftueshëm për të menaxhuar të gjitha llojet e ngjarjeve sportive ndërkombëtare, përfshirë Olimpiadën, tha sot presidenti i vendit Recep Tayyip Erdoğan, raporton Anadolu.

Erdogan foli në ceremoninë e hapjes së zyrës së UEFA-s në Istanbul.

“E kemi çuar Türkiyen në një ligë shumë ndryshe për sa u përket investimeve sportive. E kemi rritur numrin total të komplekseve sportive nga 1.575 në 4.470”, tha presidenti turk.

Zyra e Istanbulit e organit qeverisës të futbollit evropian do të luajë një rol aktiv në procesin e përgatitjes për Kampionatin Evropian të Futbollit UEFA 2032, i cili do të bashkorganizohet nga Türkiye dhe Italia.

Istanbuli ka pritur shumë ngjarje të mëdha të UEFA-s deri më sot, duke përfshirë finalen e Ligës së Kampionëve të UEFA-s 2005, finalen e Kupës UEFA 2009, finalen e Superkupës së UEFA-s 2019 dhe finalen e Ligës së Kampionëve të UEFA-s 2023.

Exit mobile version